Amerikani Charles Allen Gill është përforcimi më i ri te KB Golden Eagle Ylli që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ekipi nga Suhareka ka njoftuar të martën mbrëma se ka arritur marrëveshje me amerikanin që luan në pozitat 4 dhe 5 deri në fund të këtij sezoni.
Në njoftimin e klubit, thuhet se lëndimet e shumta kanë detyruar në angazhimin e lojtarit të katërt të huaj, ndonëse tre lejohet të jenë të përfshirë në ndeshje. Gill (203 cm), edicionin e shkuar ka qenë pjesë e ekipit Iowa Wolves në G-League të SHBA-së dhe ka pasur një mesatare prej 3.8 pikëve e 3.1 kërcimeve për ndeshje.
-
2 mars 2021 23:19
-
Shpërndaje në: