Sport

Morata i gatshëm për Lazion

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo do të mund të llogarit në sulmuesin Alvaro Morata për ndeshjen derbi të xhiros së 26 në Serie A. Juventusi, të shtunën në mbrëmje e pret në shtëpi Lazion kurse sulmuesi Morata pritet të luajë prej minutës së parë te ekipi nga Torino. Morata i ka munguar Juventusit në dy ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit por tashmë ka nisur stërvitjet me pjesën tjetër të grupit.

Morata 28-vjeçar këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat te Juventusi. Ai iu bashkua ekipit italian para fillimit të këtij edicioni nga Atletico Madridi si huazim për një vit. Madje, Morata është përfshirë në ekip te Juventusi për ndeshjen kundër Spezias që e luan në mbrëmje por që nuk pritet të aktivizohet.