Sport

Arteta nuk është në opsion për trajner të Barcelonës

Mikel Arteta nuk do të jetë në opsion për të qenë trajner i ri i Barcelonës nëse Joan Laporta fiton zgjedhjet presidenciale të klubit, njoftoi të hënën “goal.com”.

Laporta mund të kthehet gjatë këtij muaj për një mandat të dytë si president i gjigantit spanjoll. Por, trajneri i Arsenalit nuk është kontaktuar nga askush për ta drejtuar Barcelonën në vend të Roland Koemanit.

Arteta si futbollist ka qenë pjesë e Barcelonës B, ndërsa para se të bëhej trajner i Arseanlit ka qenë ndihmëstrajner i Pep Guardiolas te Manchester City dhe emri i tij ishte përmendur për pasardhës të Koemanit.