Sport

PSG-ja nuk është dorëzuar për Alaban

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini nuk është dorëzuar në garën për të siguruar shërbimet e austriakut David Alaba. E përditshmja franceze “L’Equipe” ka raportuar të hënën se krerët e PSG-së po shpresojnë që në fund të këtij edicioni ta rrëmbejnë Alaban para Liverpoolit e Real Madridit, ekipe që gjithashtu po insistojnë në shërbimet e tij.

Alaba në fund të këtij edicioni do të largohet nga Bayern Munichu si lojtar i lirë dhe tashmë është në kërkim të një klubi të ri. Ai te PSG-ja, shihet si përforcimi i duhur për edicionin e ardhshëm dhe për transferimin e tij po insiston edhe trajneri i ekipit franceze Mauricio Pochettino. Alaba 28-vjeçar këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime në 32 ndeshje për bavarezët.