Sport

Reali tenton ta bindë Ramosin për kontratën e re

Foto: AP

Real Madridi dëshiron ta mbajë Sergio Ramosin. Bisedimet mes kapiteni dhe klubit madrilen kanë nisur tash e një kohë, por nuk është gjetur marrëveshja.

Ramos është në fund të kontratës së tij me klubin spanjoll dhe gjatë verës mund të largohet si lojtarë i lirë.

Por, sipas mediave spanjolle, krerët e klubit po tentojnë ta bindin Ramosin ta vazhdojë kontratën.

Për mbrojtësin spanjoll interesim kanë shprehur skuadra si Manchester Unitedi, Juventusi dhe PSG-ja.