Sport

Leonardo flet për Mbappen

Kylian Mbappe

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, dëshiron ta zgjidhë sa më shpejt çështjen e Kylian Mbappes.

Ylli francez, që ka kontratë deri në vitin 2022, nuk e ka vazhduar ende atë. Por, Leonardo beson se e ardhmja e Mbappes do të vendoset shumë shpejt.

“Kemi arritur në një pikë ku duhet të marrim një vendim. Ne kemi nisur bisedimet qe një kohë të gjatë. Pozicioni ynë është i qartë, ne e dimë se çfarë duam dhe do të vendosim shumë shpejt”, deklaroi Leonardo.

Për Mbappen, interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Real Madridi dhe Liverpooli.