Sport

Mckennie mbetet te Juventusi

Weston McKennie do të mbetet te Juventusi. Mesfushori amerikan, që është i huazuar nga Schalke, ka bindur krerët e klubit italian për ta blerë kartonin e tij.

McKennie është i huazuar nga skuadra gjermane me të drejtë blerjeje në fund të edicionit.

“Zona e Vjetër” do t’ia paguajë Schalkes 18 milionë euro dëmshpërblim për të nënshkruar kontratë me lojtarin.

22-vjeçari këtë edicion, në të gjitha garat me Juventusin, ka pesë gola dhe dy asistime.