Sport

Donjeta Sadiku arrin në gjysmëfinale të turneut “Stranxha”

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka arritur në gjysmëfinale të turneut të famshëm ndërkombëtar në Bullgari, “Stranxha”.

Në çerekfinale në Sofje ajo e mposhti sot rusen Ordina Aleksandrova me rezultatin 5:0 në luftën e kategorisë deri 60 kilogramë.

Në kategorinë 81 kilogramë, Besart Pireva, sonte pësoi nga ukrainasi Kost Maxym, ndërsa ai kishte fituar dje ndaj kroatit Leo Cvetkoviq.

Po ashtu dje pësuan humbje edhe Patriot Behrami në kategorinë deri 69 kilogramë e Shpëtim Bajoku në atë deri 63 kilogramë.