Sport

Trepça ’89 mposht Llapin në “Riza Lushta”

Trepça ’89 e ka mposhtur Llapin me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së 21-të të Superligës, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Golin që pati vlerën e 3 pikëve për “minatorët” e realizoi Mohamad Darëish në minutën e 44-të nga gjuajta e lirë. Kjo ishte fitorja e dytë rresht e 89-shit, pas triumfit në javën e shkuar ndaj Dritës si mysafir 2:1.

Ndërkaq, për Llapin ishte disfata e dytë në tri ndeshjet e stinorit pranveror. Me 28 pikë, Trepça ’89 renditet në pozitën e pestë. Ndërkaq Llapi zë vendin e shtatë me 23 pikë.