Sport

Mourinho flet për situatën e Balet

Descriptive Text

Gareth Bale mund të rikthehet në formacionin bazë të Tottenhamit. Paraqitja e mirë në ndeshjen e fundit ndaj West Hamit, ka bërë që trajneri portugez, Jose Mourinho, të ketë fjalë të mira për sulmuesin. Mourinho shpreson që Bale të vazhdojë të paraqitet në mënyrën më të mirë për të qenë pjesë e formacionit bazë.

“Unë i di cilësitë e tij. Me një Bale plotësisht të aftë dhe të gatshëm për të luajtur 90 minuta, në çdo ndeshje, natyrisht se do të luante. Ai është një futbollist me shumë vlera dhe shpresojmë ta kemi në dispozicion”, deklaroi Mourinho.

Bale 31-vjeçar këtë sezon në 18 ndeshje ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.