Sport

Digne me kontratë të re te Evertoni

Mbrojtësi i krahut të majtë, francezi Lucas Digne do të jetë pjesë e skuadrës së Evertonit edhe për një kohë të gjatë. Të hënën, mediumet angleze kanë njoftuar se Digne ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Evertonit për ta firmosur kontratën e re, e cila do të bëhet zyrtare brenda pak ditëve. Me kontratën e re, Digne do te jetë e pjesë e Evertonit deri në verën e vitit 2025.

Këtë edicion, Digne ka regjistruar gjashtë asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat për Evertonit, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Barcelona për 20 milionë euro. Kontrata aktuale e 27-vjeçarit me Evertonin i skadon në verën e vitit 2021.