Sport

Zaha kërkon largimin nga Palace

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Wilfried Zaha është i vendosur që të largohet nga skuadra e Crystal Palacet në fund të këtij sezoni. Madje, mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Zaha tashmë ka kërkuar largimin nga Palace në verë.

28-vjeçari që pati kërkuar largimin nga Palace edhe para fillimit të këtij edicioni po dëshiron ta vazhdojë karrierën në një ekip tjetër dhe me synime më të mëdha. Zaha është pjesë e Palacet prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Manchester Unitedi dhe këtë sezon ka shënuar nëntë gola e ka bërë dy asistime në 19 paraqitje në Premier League.

Ai ka kontratë me Crystal Palacen deri në verën e vitit 2023 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.