Sport

Unitedi kthehet te fitorja

Manchester Unitedi është rikthyer te fitorja në Premier League.

“Djajtë e Kuq” të dielën në “Old Trafford”, mposhtën Newcastel me rezultatin 3:1.

Me këtë fitore Unitedi pozicionohet në vendin e dytë me 49 pikë, 10 më pak se lideri Manchester City, që është në pozitën e parë.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Marcus Rashford, në minutën e 30-të.

Mysafirët arritën të barazonin rezultatin në 1:1 me golin e shënuar nga Allan Saint-Maximin në minutën e 36-të me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë nikoqirët shënuan edhe dy gola. Në minutën e 57-të Daniel James, shndërroi në gol asistimin e Bruno Fernandes.

Fernandes në minutën e 75-të arriti të realizoi golin e tretë nga penalltia për rezultatin final 3:1.