Sport

City vazhdon me fitore, mposht edhe Arsenalin

Manchester City ka vazhduar serinë fantastike në Premier League, duke e regjistruar fitoren e 13-të radhazi në kampionat.

Lideri i elitës së futbollit anglez, i mjaftoi goli i shënuar nga minutën e dytë nga Raheem Sterling, që i sollën tri pikë “Qytetarëve”.

Takimi nisi furishëm me udhëtuesit që shënuan me anglezin, Sterling, në minutën e dytë për epërsinë prej 1:0.

Edhe në minutat në vazhdim ishin futbollistët e Cityt, që e kërkonin golin e dytë duke krijuar disa mundësi të mira shënimi.

Në pjesën e dytë ishin londinezët që morën iniciativën duke rrezikuar me Aubameyangun dhe Sakan, por nuk gjetën golin.

City me këtë fitore është lider në Premier League me 59 pikë ndërsa Arsenali në vendin e 10-të me 34 pikë.