Sport

PSG-ja kërkon yllin anglez

Paris Saint-Germaini po kërkon të përforcohet me një sulmues. Trajneri i skuadrës franceze, Maurico Pochettino, raportohet se e pëlqen sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Pochettino nuk është i kënaqur me dyshen Moise Kean dhe Mauro Icardi dhe dëshiron ta dërgojë në Paris sulmuesin shtatlartë.

Pochettino ka punuar te Tottenhami me Kanen, të cilin e pëlqen jashtëzakonisht shumë.

27-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024.