Manchester City nuk po mendon ta shesë mesfushorin Kevin De Bruyne.
Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit dëshirojnë ta mbajnë mesfushorin sa më gjatë në “Etihad”.
Kontrata e belgut skadon në vitin 2023 dhe klubi është duke tentuar ta bind që ta vazhdojë qëndrimin. Drejtuesit e skuadrës angleze do t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare belgut, me rritje të dukshme të pagës.
Në 24 paraqitje mesfushori ka kontribuar me tre gola dhe 15 asistime.
-
21 shkurt 2021 18:16
-
Shpërndaje në: