Sport

Sokoli pranon se humbja nga Llapi ua ka prishur planet për këtë edicion

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli ka thënë se goli i hershëm i pësuar në pjesën e parë çrregulloi sistemin e tij të lojës. Ai ka thënë se gabimet e shumta në mesfushë ndikuan që skuadra e tij të pësoj humbje nga Llapi. Gjilani të dielën pësoi disfatë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nga Llapi me rezultatin 3:1.

“Mendoj që ekipi në pjesën e parë nuk ishte i përgjegjshëm në momente. Goli i pësuar herët çrregulloi shumë elemente. Në pjesën e dytë dëshira ishte e madhe, por nuk arritëm qëllimit për shkak të gabimeve të shumta në mesin e fushës. Edhe pse ka ende ndeshje për t’u luajtur, çdo ndeshje prish plane. Pati shumë konfuzione gjatë lojës”, ka thënë Sokoli pas ndeshjes. Me këtë disfatë, Gjilani mbetet jashtë garës për kreun e tabelës. Zë vendin e katërt pas 20 ndeshjeve me 30 pikë, 14 më pak se liderja Drita. Llapi është në vendi ne shtatë me 23 pikë.