Sport

Vazhdon forma e dobët e Tottenhamit, mposhtet edhe nga West Hami

Tottenhami i Jose Mourinhos ka vazhduar me formë jo të mirë. Klubi londinez sot është mposhtur në udhëtim nga West Ham Unitedi me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 25-të të Premier Leagues së Anglisë.

Michail Antonio (5’) dhe Jesse Lingard (47’) shënuan për West Hamin, ndërsa për Tottenhami realizoi Lucas Moura (64’).

Tottenhami pas 24 ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e nëntë me 36 pikë. West Hami renditet e katërta me 45 pikë nga 25 ndeshje.