Sport

Aguero i vendosur të provojë aventurë të re

Sergio Aguero mund të largohet në fund të sezonit nga Manchester City.

32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me “Qytetarët” dhe nuk e ka vazhduar ende atë.

Sipas “The Times”, Aguero ka vendosur të provojë një aventurë të re në ndonjë kampionat tjetër.

Këtë sezon sulmuesi argjentinas ka pasur probleme të shumta me lëndime duke bërë vetëm pesë paraqitje në Premier League.

Aguero është pjesë e Cityt që nga viti 2011, kur u transferua nga Atletico Madridi.