Sport

Idrizi: Mbuluam hapësirat, morëm tri pikë me meritë

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e arritur të shtunën në Gjilan kundër Dritës.

Skuadra e tij fitoi me rezultatin 2:1, me dy gola të shënuara në pjesën e parë.

“Falënderoj Dritën për mikëpritjen që e patëm në Gjilan dhe mendoj se gjyqtarët ishin në nivelin më të lartë. Jemi munduar t’i mbulojmë hapësirat e Dritës, sidomos ato aksionet ku Fazliu hyn nga plani i dytë. I mbuluam hapësirat dhe fituam pikët e plota me meritë”, deklaroi pas ndeshjes Idrizi.

Në xhiron e 21-t, Trepça ’89 e pret Llapin kurse Drita do të luajë në udhëtim te Prishtina.