Sport

Shabani i siguron Venlos kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Holandës

Mesfushori kosovar, Meritan Shabani, ka shënuar gol për ta ndihmuar ekipin e tij, Venlon që të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Holandës me fitoren NEC Nijmegenit me rezultatin 2:1 pas vazhdimeve.

Shabani në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 66-të, dhe e shënoi golin e fitores në fund të vazhdimit të parë prej 15-të minutave.

Ai realizoi në minutën e 105-të për rezultatin përfundimtar pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa fitues, 1:1.

Për Shabanin, ky ishte goli i tij i parë për Venlon në ndeshjen e tij të parë. Ai muajin e shkuar u huazua nga Wolverhamptoni te ekipi holandez.