Sport

Ponte Prizreni largon njërin prej lojtarëve kryesor

Basketbollisti amerikan Jeremiah Paige më nuk është pjesë e skuadrës Ponte Prizreni që bën gara në Superligën e Kosovës. Ekipi nga Prizreni ka njoftuar të mërkurën se e ka larguar amerikanin Paige për shkak të disiplinës.

Në njoftimin e klubit, thuhet se pritet së shpejti që largimin e Paiget ta kompensojnë me një përforcim tjetër. Paige ishte ndër lojtarët kryesor te Ponte Prizreni, duke luajtur me një mesatare prej 15.6 pikëve, 4.6 kërcimeve dhe 2.6 asistimeve. “Lojtari amerikan Jeremiah Paige nga sot nuk është pjesë e skuadrës sonë. Ky ishte vendimi i shtabit teknik, të cilët nuk ishin të kënaqur me disiplinën e lojtarit përkundër kualitetit të lart si lojtar”, thuhet ndër të tjera në njoftim. Ponte Prizreni zë vendin e dytë në Superligë me 32 pikë të mbledhura, sa i ka edhe Golden Eagle Ylli që është lider pas 19 xhirove të zhvilluara.