Sport

Juventusi i bën konkurrencë Barcelonës për Wijnaldumin

Ekipi nga Serie A, Juventusi është futur në garë për mesfushorin holandez Georginio Wijnaldum, i cili do të largohet në verë nga Liverpooli si futbollist i lirë.

Mediumet angleze kanë raportuar se krerët e Juventusit tashmë kanë kontaktuar Wijnaldumin për të cilin interesim ka treguar edhe skuadra e Barcelonës. Wijnaldum ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit me Liverpoolin dhe pritet që karrierën ta vazhdoj në një kampionat tjetër.

30-vjeçari këtë sezon ka tri gola në 30 paraqitje për Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Newcastle. Reprezentuesi i Holandës, karrierë ka bërë edhe te PSV Einhoveni e Feyenoordi.