Sport

Real Madridi e gjen zëvendësuesin e Ramosit

Real Madridi është duke planifikuar të angazhojë një mbrojtës gjatë afatit kalimtar të verës. Me Sergio Ramosin, që mund të largohet gjatë verës pasi nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës, drejtuesit e klubit janë duke u përpjekur të gjejnë zëvendësuesin e spanjollit.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, madrilenët janë duke tentuar ta sjellin në “Bernabeu”, mbrojtësin David Carmo.

Mbrojtësi portugez ka bërë paraqitje fantastike me Bragan këtë edicion, duke qenë një ndër lojtarët kryesor.

Ekipi portugez për ta liruar qendërmbrojtësin po kërkon rreth 25 milionë euro.

21-vjeçari ka kontratë me Bragan deri në vitin 2025.