Sport

Dybala dhe Bonucci nuk do të luajnë ndaj Portos

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo e ka publikuar listën prej 22 lojtarëve që i ka ftuar për ndeshjen kundër Portos në kuadër të Ligës së Kampionëve, duel që do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.

Pirlo e ka konfirmuar në konferencën për media se Paulo Dybala dhe Leonardo Bonucci janë ftuar, por nuk do të paraqiten kundër ekipit portugez.

Ai shtoi se Dybalan dhe Bonuccin i mori me vete në Portugali, pasi të dy lojtarët donin të udhëtonin me skuadrën. Ende mbetet e paqartë se kush do të luajë përkrahë Cristiano Ronaldos. Për një vend në sulmin e “Zonjës së Vjetër” po “lufton” Alvaro Morata dhe Dejan Kulusevski.

22 lojtarët e Juventusit të ftuar për ndeshjen kundër Portos: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Demiral, Di Pardo, Frabotta; Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala.