Sport

Williamsi në gjysmëfinale të “Australian Open”

Serena Williams e ka mposhtur bartësen numër dy, rumunen Simona Halep, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të turneut Grand Slam të tenisit “Australian Open”.

Amerikanja 39-vjeçare fitoi me rezultatin 6:3, 6:3, ndërsa është duke synuar ta fitojë Grand Slamin e 24-të në karrierë, me të cilin do ta barazonte rekordin.

Williams në gjysmëfinale do të përballet me japonezen Naomi Osaka.

“Mendoj se është meçi më i mirë që e kam luajtur në këtë turne deri më tash”, ka thënë Williams.