Sport

FFK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e futbollistit të ri

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) shpreh ngushëllime për vdekjen e futbollistit të ri të Klubit të futbollit Gjakova, Elirion Shabanaj. Shabanaj 17-vjeçar ndërroi jetë të hënën.

“Ikja e hershme nga kjo botë e një talenti të madh të futbollit siç ishte Elirioni ka trishtuar e pikëlluar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë, por Ju si familje duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni atë përherë me krenari. Për Elirionin futbolli ishte vet jeta dhe këtë e dëshmoi me talentin e tij në ekipet zinxhir të grupmoshave të KF Gjakova, por vdekja e hershme ja ndërpreu ëndrrën në lulen e rinisë. Elirioni ishte shembull për të tjerët, si djalosh i disiplinuar e me virtyte të larta dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush që të përballoni më lehtë humbjen e më të dashurit tuaj”, thuhet në telegram ngushëllimin e FFK-së.

Image