Sport

Ziyech mendon largimin nga Chelsea

Hakim Ziyech ka vendosur të largohet nga Chelsea. Sipas mediave italiane, sulmuesi i krahut është i pakënaqur me situatën e tij te klubi aktual.

Ziyech, që u transferua këtë edicion nga Ajaxi te londinezët, e ka humbur vendin e titullarit.

Me ardhjen e trajnerit Thomas Tuchel, për sulmuesin e krahut kanë ndryshuar gjërat.

Trajneri gjerman nuk po llogarit në shërbimet e 27-vjeçarit. Vetë lojtari thuhet se dëshiron të largohet pasi po kërkon të luajë rregullisht në formacionin bazë.

Ziyech këtë sezon në Premier League ka luajtur në 11 ndeshje duke shënuar një gol dhe tri asistime.