Sport

Roma synon blerjen e portierit të Udineses, Musso për 30 milionë euro

Roma e ka bërë portierin e Udineses, Juan Musso një nga synimet e tyre kryesore për ta blerë gjatë afatit kalimtar të verës. 26-vjeçari ka treguar paraqitje të mira që kur u bashkua me ekipin e Serie A nga Racing Club në vitin 2018.

Interi po ashtu ka shikuar që një kohë të gjatë portierin, por “calciomercato” raporton se Roma është në mesin e klubeve favorite. Klubi kryeqytetas mund t’i ofrojë Amadou Diwara dhe Carles Perez për të biseduar me Udineses. Po ashtu Roma është e gatshme të shpenzojë për Musson 30 milionë euro.