Sport

Reali i ofron 90 milionë euro Dortmundit për Haalandin

Descriptive Text

Real Madrid pritet shumë shpejt t’i bëjë ofertë zyrtare Borussia Dortmundit për t;ia shituar për 90 milionë euro sulmuesin norvegjez, Erling Haaland, ka raportuar të dielën “ABC”. Madrilenët janë të gatshëm t’ia ofrojnë edhe Luca Joviqin ose Mario Diazin.

Pos Real Madridit, për Haalandin janë të interesuar edhe Manchester United, Paris Saint- Germain dhe Juventusi. Haaland 20-vjeçar me Dortmundin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024, ndërsa këtë edicion në Bundesligë ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar katër herë në 16 paraqitje. Gjashtë gola në katër ndeshje i ka shënuar edhe në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa për Kupë në dy ndeshje ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë.