Sport

Liverpooli kërkon mesfushor në Serie A

Liverpooli është në kërkim të një mesfushori. Klubi anglez nuk ka arritur marrëveshje me mesfushorin Georginio Ëijnaldum, për vazhdimin e kontratës. Mesfushori holandez do të largohet nga kampioni i Anglisë, në fund të sezonit, si futbollist i lirë.

Sipas “The Sun”, klubi anglez dëshiron të transferojë mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paul. Mesfushori argjentinas, po shkëlqen në Serie A, duke qenë një ndër lojtarët më të mirë në skuadrën e tij. Udinese për ta liruar 26-vjeçarin po kërkon rreth 50 milionë euro. Për De Paul interesim kanë shprehur edhe Interi.