Sport

Mata rikthehet në La Liga

Juan Mata do të largohet në fund të këtij edicioni nga Manchester Unitedi. Mesfushori spanjoll është në vitin e fundit të kontratës dhe në qershor do të jetë futbollist i lirë.

32-vjeçari nuk do ta vazhdojë kontratën me ekipin anglez. Për Matan interesim kanë shprehur dy skuadra spanjolle. Sipas të përditshmes “AS”, Real Sociedadi dhe Valencia janë, ekipet që po e kërkojnë lojtarin. Mata është pjesë e “Djajve të Kuq”, që nga viti 2014-të, kur u transferua nga Chelsea.