Sport

Atletico Madridi mban distancën me ndjekësit

Descriptive Text

Atletico Madridi e mban distancën me ndjekësit në La Ligën spanjolle dhe marshon sigurt drejt titullit të parë që prej vitit 2014.

Të shtunën gjatë ditës, të udhëhequrit e Diego Simeones morën pikët e plota në udhëtimin e vështirë te Granada, 2:1. Ishte ndeshje e xhiros së 23-t në elitën e futbollit spanjoll.

Me këtë fitore, Atletico Madridi pas 21 ndeshjeve ka marrë plot 54 pikë, ndërsa Granda ka 30 pikë në 23 ballafaqime të luajtura.

Marcos Llorente pas asistimit të Kokes në minutën e 63-t, i dha avantazhin vizitorëve fillimisht.

Yangel Herrera vendosi barazpeshë në rezultat tre minuta më vonë.

Megjithatë, Llorente në superformë sivjet, asistoi për Angel Correan, që shënoi për 2:1. Llorente është përfshirë në gola më shumë se çdo mesfushor tjetër në La Ligë këtë sezon. Ka shënuar 7 dhe ka asistuar në po aq raste.

Për Atleticon është fitorja e 17 e sezonit, krahas tre barazimeve e një humbjeje. Ka pranuar vetëm 13 gola, ndërsa ka shënuar 44 në total.