Sport

Dortmundi në krizë të madhe, mund t’i largojë yjet e ekipit

Borussia Dortmundi ka vazhduar përgatitjet para duelit të së shtunës në Bundesligë kundër Hoffenheimit në “Signal Iduna Park”.

Tri disfata në katër ndeshjet e fundit në ligë kanë bërë që Dortmundi të bie në vendin e gjashtë në renditjen tabelore në Bundesligë.

“Verdhezinjtë” kanë 16 pikë më pak se lideri, Bayern Munchen. Dortmundi është goditur rëndë edhe nga ana financiare. Pas humbjeve të mëdha në të drejtat televizive dhe të ardhurat nga biletat vjetore për shkak të koronavirusit, dështimi për të zënë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, mund të bëjë që klubi t’i shesë yjet e skuadrës, përfshirë Erling Haalandin dhe Jadon Sanchon.

Hoffenheimi po ashtu është në kërkim të fitores pas dy disfatave të njëpasnjëshme.