Sport

Skriniari në Premier League

Liverpool po vazhdon të kërkojë një qendërmbrojtës. Së fundmi sipas “Tuttomercatoweb”, klubi anglez ka identifikuar mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Mbrojtësi sllovak mund të largohet nga Interit, gjatë verës.

Edhe trajneri Antonio Conte, thuhet se nuk llogarit në shërbimet e mbrojtësit 25-vjeçar.

Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.

Këtë sezon ka 17 paraqitje për zikaltërit.