Sport

Benfica në bisedime me Hysajn

Descriptive Text

Skuadra elitare e Portugalisë, Benfica ka shprehur interesim për mbrojtësin e Shqipërisë, Elseid Hysaj. Interesimi i skuadrës portugeze ka ardhur menjëherë pas njoftimit se Hysaj do të largohet gjatë verës nga skuadra e Napolit.

Siç raporton “tuttomercatoëeb”, portugezët kanë nisur bisedimet me mbrojtësin shqiptar. Hysaj 27-vjeçar këtë edicion ka 14 paraqitje dhe dy asistime në të gjitha garat. Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Empoli për pesë milionë euro.