Sport

Zidane nuk e mendon largimin nga Real Madridi

Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane, ka mohuar se mund të largohet nga Real Madridi, shkaku i rezultateve jo të mira në edicionin e ri. Vet trajneri francez para ndeshjes me Getafen ka bërë të ditur se ndihet i qetë rreth të ardhmes së tij.

“Mua më intereson të paraqitemi sa më mirë në ndeshjen e radhës. Duhet të kthehemi t’i bëjmë gjërat mirë. Duhet ta pranojmë faktin që mund të vijnë kohëra të vështira dhe do t’i përpiqemi t’i tejkalojmë ato”, deklaroi Zidane. Për trajnerin francez së fundmi është spekuluar se mund të largohet shkaku i rezultateve negative.