Sport

Avdijaj fiton në debutim dhe merr kryesimin në Qipro me AEL Limassolin

Descriptive Text

Sulmuesi Donis Avdijaj ka debutuar me fitore te AEL Limassoli që mposhti të dielën Paphosin me rezultat minimal, 1:0, në kuadër të xhiros së 23-të të elitës së futbollit të Qipros. Avdijaj luajti vetëm pjesën e parë, ndërsa me fitore AEL Limassoli ka marrë edhe kryesimin në kampionatin qipriot me 48 pikë. Avdijaj skuadrës së Qipros iu bashkua ditë më parë nga skuadra holandeze, Emmen.

Ndërkohë, sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu ka luajtur nga minuta e 83-të për APOEL Nicosia që pësoi disfatë në shtëpi nga Achnasi me rezultatin 3:2.