Sport

Ronaldo mbetet te Juventusi

Descriptive Text

Cristiano Ronaldo mund ta vazhdojë kontratën me Juventusin. Sipas mediave italiane, krerët e klubit italian kanë nisur negociatat me yllin e skuadrës.

Ronaldos kontrata me “Zonjën e Vjetër” i skadon në vitin 2022.

Juventusi raportohet se do t’i ofroj kontratë dyvjeçare Ronaldos, që do ta mbante atë në Torino deri në vitin 2024.

Ronaldo aktualisht fiton rreth 31 milionë euro në sezon me Juventusin. Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 23 gola dhe ka tri asistime.