Sport

Sancho në shitje, disa klube shprehin interesim për të

Borussia Dortmund është në pritje të ofertave për Jadon Sanchon.

Mediat gjermane kanë raportuar të shtunën se sulmuesi anglez do të largohet gjatë verës nga Dortmundi.

Në garë për shërbimet e talentit anglez së fundmi ka hyrë skuadra e Chelseat. Lodinezët thuhet se janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë të majme për Sanchon.

20-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023. Ai këtë sezon në 25 ndeshje ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 13 asistime.

Për sulmuesin e krahut interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Manchester Unitedi.