Sport

Kapiteni i Real Madridit pritet të mungojë në dy duelet kundër Atalantas

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, me shumë gjasë do të mungojë në dy duelet e Ligës së Kampionëve kundër Atalantas. Është raportuar se qendërmbrojtësi spanjoll do t’i nënshtrohet operimit në gju.

“Cadena Cope” dhe “Marca” kanë njoftuar të shtunën në mëngjes se Ramosi do t’i nënshtrohet operimit së shpejti.

Ai mund të jetë jashtë fushës për gjashtë deri në shtatë javë.

Kjo do të thotë se Ramosi do të mungojë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Atalantas në 1/8 e finales. Në dyshim për t’u paraqitur mbetet edhe ndeshja e dytë.

Takimi i parë luhet në Bergamo të mërkurën, më 24 shkurt, ndërsa ndeshja kthyese luhet në Madrid të martën, më 16 mars.