Sport

Pique: Do të pensionohem te Barcelona

Descriptive Text


Gerard Pique thotë se ai planifikon të pensionohet te klubin aktual, Barcelona.

Pique, një produkt i akademisë së La Masia të Barcës, ka luajtur më shumë se 550 herë për klubin që nga largimi nga Manchester United në vitin 2008.

Ai mbushi 34 vjeç këtë javë, por thotë se dëshiron të pensionohet në klubin katalanas pas disa viteve.

"Unë do të pensionohem te Barcelona. Gjithmonë e kam thënë këtë", i tha Pique kanalit Ibai Llanos, njofton Goal.

“Unë luaj futboll sepse jam duke përfaqësuar Barcelonën. Unë nuk e shoh veten në një ekip tjetër. Nuk do ta kisha motivimin, do të ishte një dramë”, përfundoi spanjolli.