Sport

Ylli, finalisti i parë i Kupës së Kosovës

Golden Eagle Ylli është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në basketboll.

Ylli, të premten ka mposhtur bindshëm skuadrën e Rahovecit në gjysmëfinalen e parë me rezultatin 87:66, të luajtur në palestrën “13 Qershori” të Suharekës ku edhe po mbahet turneu “Final 8” i Kupës së Kosovës që nisi të mërkurën dhe do të përfundojë të dielën.

Plejmejkeri Valon Bunjaku me 24 pikë të shënuara ishte më efikasi tek Ylli derisa me pikë dyshifrore në këtë triumf kontribuuan edhe Erjon Kastrati (19) e Elyjah Clark (16).

Ndërkohë, Rahovecin nuk e shpëtuan as 22 pikët e Arian Qallakut dhe 14 të Isaiah Traylorit.

Në finale, Ylli do ta presë fituesin e gjysmëfinales së dytë, që nis prej orës 19:00 ndërmjet Ponte Prizrenit dhe