Sport

Të gjithë sportistët e karantinuar të “Australian Open” dalin negativ në testin për COVID-19

Duket se “Australian Open” do të mbahet javën e ardhshme pasi të gjithë sportistët të cilët ishin karantinuar kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19.

Në fillim të kësaj jave, më shumë se 500 lojtarë dhe staf të “Australian Open” ishin futur në karantinë pasi një punonjës i një hoteli kishte rezultuar pozitiv për koronavirus, shkruan CNN.

Turneu mund të filloj të hënën ndërkohë që sot pritet të bëhet e ditur se kush nga lojtarët do të përballen mes veti.