Sport

City në garë për Haalandin

Manchester City është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland kanë raportuar mediumet e huaja të premten. Mësohet se City pritet së shpejti ta kontaktojë ekipin gjerman për të marrë informata rreth të ardhmes së Haalandit.

Sulmuesi norvegjez te City shihet si zëvendësim ideal për Sergio Agueron, i cili do të largohet nga ekipi anglez në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata. City është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim të majmë për Haalandin, i cili ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.

20-vjeçari, i cili iu bashkua Dortmundi në janar të vitit të shkuar, këtë edicion ka shënuar 22 gola në 21 ndeshje në të gjitha garat.