Sport

Hazardi, gjashtë javë jashtë fushave

Descriptive Text

Real Madridi pritet të jetë pa Eden Hazardin në fushë në katër deri në gjashtë javët e ardhshme, shkruan “Marca”, shkaku i një lëndimi tjetër në muskul. Madrilenët e konfirmuan lajmin të mërkurën. Hazardi kishte munguar në stërvitjen e të martës po ashtu.

Hazardi ishte titullar në katër prej gjashtë ndeshjeve të fundit të Madridit, dhe në asnjërërën prej tyre nuk luajti për 90 minuta. Është në dyshim të madh paraqitja e tij kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve në muajin tjetër. Hazardi ka shënuar vetëm një gol në 22 paraqitjet e tij në kampanjën debutuese në Spanjë. Këtë edicion kishte shënuar tri gola në 13 paraqitje.