Sport

Joao Pedro me kontratë të re te Cagliari

Descriptive Text

Sulmuesi Joao Pedro ka arritur marrëveshje me skuadrën e Cagliarit për kontratën e re. Mediumet italiane të martën kanë raportuar se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen, e cila pritet të zyrtarizohet brenda kësaj jave. Kontrata aktuale e sulmuesit 28-vjeçar skadon në vitin 2023 kurse me marrëveshjen e re, Pedro do të jetë pjesë e Cagliarit deri në verën e vitit 2024.

Braziliani është pjesë e Cagliarit prej vitit 2014 kurse këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit. Pedro ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar dy herë në 20 paraqitje në Serie A.