Sport

Tosuni huazohet te Beshiktashi

Sulmuesi i Turqisë, Cenk Tosun është kthyer te skuadra e Beshiktashit pasi është huazuar nga Evertoni deri në fund të këtij edicioni. Huazimin e Tosunit te ekipi turk e ka konfirmuar edhe Evertoni të hënën mbrëma. Tosun këtë edicion ka shënuar vetëm një gol në shtatë paraqitje me Evertonin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Ai te Evertoni u transferua në janar të vitit 2018 nga Beshiktashi ku luajti për tre sezone e gjysmë. Edicionin e shkuar, Tosun ishte i huazuar te Crystal Palace.