Sport

Pique pritet të kthehet kundër PSG-së

Descriptive Text

Gerard Piuqe mund të rikthehet në fushë më shpejt se që është pritur nga lëndimi. Mbrojtësi i Barcelonës, është duke stërvitur individualisht për tu rikuperuar nga lëndimi ka raportuar “Mundo Deportivo” të hënën.

Pique është lënduar me 21 nëntor të vitit të shkuar në ndeshjen ndaj Atletico Madridit kur pësoi ndrydhje të ligamentit në këmbën e djathtë. Sipas stafit mjekësor te Barcelonës, 33-vjeçari mund të rikthehet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germanit. Ndeshja mes Barcelonës e PSG-s, do të luhet më 16 shkurt në “Camp Nou”.