Sport

Unitedi nuk do të bëjë asnjë transferim në ditën e fundit

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se skuadra e tij nuk do të bëjë asnjë transferim në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit kanë raportuar mediumet angleze të hënën. “Djajtë e Kuq” janë të lidhur me emra të disa lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar por klubi ka marrë vendim që mos të bëjë asnjë lëvizje.

“Mund të ju konfirmoj se nuk do të ketë asnjë transferim në këtë afat kalimtar. Kemi një skuadër të mirë me një grup prej lojtarëve cilësor”, deklaroi Solskjaer.

Mirëpo, trajneri norvegjez e kanë lënë të hapur mundësinë e disa largimeve në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.